Mashtrimi Vellai i vjedh motres siguracionin e jetes se nipit te vdekur
Nje 55-vjecare ka denoncuar vellain e vet se i ka vjedhur prej 5 vjetesh leket e siguracionit te jetes se te birit qe nuk jeton me
Vellai ka shfrytezuar dhembjen e se motres pas vdekjes se djalit dhe besimin e saj per ta zhvatur. Pasi i nipi pesoi aksident dhe humbi jeten vellai i premtoi se motres se do te merrej ai me dokumentet e siguracionit te jetes. Por pas 5 vjetesh e motra ka zbuluar se eshte mashtruar per ti zhvatur parate. Paraditen e djeshme 53-vjecari dhe bashkeshortja e tij jane denoncuar per mashtrim nga e motra e cila i akuzon per vjedhjen e nje shume prej 150 mije eurosh. Kjo shume parash ka te bejne me siguracionin e jetes se djalit te 59-vjecares i vdekur ne vitin 2006. Rasti i mashtrimit brenda familjes eshte regjistruar ne qytetin e Pogradecit. Policia ben me dije se ka nisur edhe ndjekja penale ne gjendje te lire ndaj 53-vjecarit Safet Rapce dhe bashkeshortes se tij M. Rapce 52 vjece.
Denoncimi
Paraditen e djeshme burime te policise se Pogradecit kane bere te ditur se motra ishte paraqitur ne polici per te denoncuar vellain. Sipas policise 59-vjecarja me iniciale S. B. banore e fshatit Verdove te Pogradecit ka kryer nje denoncim ku akuzonte vellain e saj dhe bashkeshorten e tij se i kane vjedhur shumen prej 150 mije eurosh nepermjet mashtrimit. Po te njejtat burime bejne me dije se akuza e ngritur eshte pranuar nga cifti. Cifti Rapce eshte marre ne pyetje por mesohet se te dy kane refuzuar te tregojne se ku ndodhen parate.
Ngjarja
Ne 2006-n djali i 59-vjecares me inicialet S. B. qe ka ngritur padine ka humbur jeten ne nje aksident ne shtetin grek ku dhe ishte emigrant. 53-vjecari daja i viktimes pas tragjedise i ka ofruar te motres ndihmen qe me dokumentet e sigurimit te jetes se djalit ne shtetin grek do te merrej ai. Me mirebesim te plote 59-vjecarja i ka lene ne doren e te vellait procedurat e perfitimit te siguracionit te jetes te djalit por pas 5 vjetesh 59-vjecaria meson nga peshperima e fjale nga familjaret e vet se eshte mashtruar dhe zhvatur nga i vellai dhe kunata. Sipas saj cifti ka falsifikuar dokumentet duke deklaruar se nga siguracioni perfitohet shuma prej vetem 21 mije eurosh nderkohe qe shuma reale e perfituar ishte shumefish me e larte. Nga verifikimi qe viktima e mashtrimit i ka bere dokumenteve shuma e perfituar duhet te ishte 171 mije euro. Pra sipas deklarates se 59-vjecares gjate 5 viteve asaj i eshte vjedhur nga i vellai shuma prej 150 mije eurosh. Ende nuk eshte e qarte per policine se cila ka qene skema e ndjekur per te vjedhur nje shume kaq te madhe parash. Policia tashme po heton per te zbuluar rrugen qe ka ndjekur cifti ne falsifikimin e dokumentacionit.