E hena pergjaket nga rrugetimi i Greqise - 9 te vdekur. Kryeministri Berisha ngushellon familjet per humbjen e jeteve njerezore

Aksident tragjik ne aksin kombetar Fier-Tepelene. Ne nje rruge te rikonstruktuar gremiset autobusi i linjes se Athines i drejtuar nga shoferi grek Tomas Cogas. Megjithe angazhimin e jashtezakonshem te strukturave te ministrise se brendshme autoritetet raportojne 9 te vdekur dhe 23 te plagosur.
- Ekspertiza e Policise zbulon shkakun e aksidentit Shoferi grek humbi kontrollin e automjetit ne nje rruge te drejte
Aksidenti kryeministri Berisha ne konference per shtyp ngushellon familjet per humbjen e jeteve njerezore/ Mbreme ne aksin rrugor Ballsh- Tepelene komunen Fratar ne autobusin e linjes Tirane- Athine kane humbur jeten 9 qytetare shqiptare dhe jane plagosur rreth 38 te tjerenga te cilet njeri eshte rende. Per te ndihmuar te aksidentuarit kane shkuar ne vendngjarje forca te shumta policie ekipe shendetesore sikunder jane angazhuar me nje perkushtim shume te madh qytetare te komunes se Fratarit. Te plagosurit jane transportuar ne spitalet Gjirokaster Tepelene Fier dhe Tirane ku u eshte dhene ndihma e shpejte. Deri tani jane ne teresi jashte rrezikut per jeten. Njeri nga te plagosurit eshte nisur per ne Janine ne gjendje serioze shendetesore. Per te shprehur solidaritetin me zine qe ka pllakosur familjet e viktimave vendosem te nderpresim te gjitha aktivitetet festive te percaktuara per diten e sotme dhe te neserme. Qeveria merr persiper shpenzimet e varrimit te viktimave te ketij aksidenti duke ju shprehur familjareve te tyre ngushellimet me te sinqerta. Protokolli i shtetit do te planifikoje ngushellime nga zyrtare te larte ne familjet e viktimave. Aktivitetet shtyhen per 48 ore kurse koncerti festiv i parashikuar per sot shtyhet per diten e premte pasdite.
Ngjarja mbreme
Nje ngjarje e rende ka ndodhur dje ne mbremje ne aksin kombetar Fier-Tepelene fshatin Ziaj te Komunes Fratar ku nga rrezimi i nje autobusi te linjes Tirane- Athine me targe INB 9900 rezultojne 6 te vdekur dhe 20 te plagosur. Menjehere pas ngjarjes Policia e Shtetit deklaroi ne nje konference per shtyp se rreth ores 2000 ne vendin e quajtur Ziaj ka perfunduar ne humnere nje autobus i linjes Tirane-Athine i cili drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas. Burime prane policise bejne te ditur se aksidenti ndodhi si pasoje e humbjes se drejtimit te mjetit duke shkaktuar keshtu dhe rrezimin ne 100 metra thellesi. Per menaxhimin e ketij aksidenti te rende dhe dhenien e ndihmes personave te demtuar menjehere jane angazhuar strukturat e Drejtorive te Policise se Qarqeve Gjirokaster dhe Fier si dhe te Komisariateve te Policise Fier Tepelene dhe Ballsh. Ne operacionin e shpetimit jane angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca te FNSH si dhe forca te Repartit Special RENEA. Po ashtu jane angazhuar sherbimi zjarrfikes si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelene. Prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise eshte ngritur nje grup pune i cili po koordinon gjithe veprimet e sherbimeve te policise ne vendngjarje. Puna e strukturave te Policise se Shtetit per tu ardhur ne ndihme te demtuarve te tjere nga ky aksident i rende vijoi deri ne oret e para te mengjesit te sotem nderkohe qe ky operacion u ndoq nga afer edhe nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili garantoi perkujdesje te plote shendetesore per te plagosurit te aksidentit.
Ekspertiza e Policise zbulon shkakun e aksidentit Shoferi grek humbi kontrollin e automjetit ne nje rruge te drejte/Policia e Shtetit ne nje konference per shtyp deklaroi sot se po jane kryer hetimet paraprake per aksidentitn e rende qe u mori jeten 9 personave mbremjen e se henes. Sipas Policise shkak ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit Tomas Tsogas por hetimet kane perjashtuar faktin qe shoferi te kete qene i dehur. Lidhur me drejtuesin grek policia thekson se ai ishte i pajisur me leje drejtimi prej 15 vjetesh. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit perkatese dhe kishte nje pervoje mbi 15 vjecare pune ne kete kompani udhetimi. Nga hetimet paraprake te grupit te specialisteve te ngritur per hetimin e kesaj ngjarje eshte konkluduar se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit gjate drejtimit te mjetit nga ana e drejtuesit te tij shtetasit Tomas Tsogas- thuhet ne njoftimin zyrtar te Policise. Po keshtu u perjashtuan si shkak kushtet e keqia atsmoferike dhe gjendjen teknike te autobusit. Zedhenesja Klejda Plangarica theksoi se kushtet teknike te autobusit motori gomat marshet dhe frenat kane qene ne gjendje shume te mire teknike qe plotesonin parapmetrat e kerkuara. Policia thekson se gomat kane qene te pademtuara dhe ne momentet pas aksidentit. Ne momentet e aksidentit thekson Policia autobusi ka qene duke ecur me 60 km ne ore dhe ka qene ne vije te drejte. Matesi i shpejtesise taksometri ka rezultuar funksional dhe shpejtesia e levizjes se automjetit ne momentin e ndodhjes se aksidentit ka qene rreth 60 km ore brenda normave te lejuara per kete segment rrugor. Sistemi i frenimit ka rezultuar te jete i rregullt. Gomat gjithashtu kane rezultuar ne gjendje te rregullt dhe te pademtuara dhe pas aksidentit. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte i vijezuar dhe me nje gjeresi rruge 6.4 m- citoi Policia e Shtetit. Segmenti i rruges ku ka ndodhur aksidenti eshte ne nje vije te drejte dhe ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se mjeti ka levizur rreth 15 m me gomat e pjeses se djathte jashte karrexhates pjeses se asfaltuar se rruges. Ne momentin e ndodhjes se aksidentit rezulton se levizja nuk ka qene ne kushtet e pamjes se kufizuar apo te nje moti me reshje- deklaron Poliia e Shtetit ne njoftimin per shtyp lidhur me ngjarjen e rende. Policia siguron se nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale per kete ngjarje me pyetjen e deshmitareve te demtuar nga ky aksident.
Viktimat dhe te plagosurit rende/ Policia ben te ditur se ne vijim te komunikimeve lidhur me aksidentin e rende ndodhur ne rrugen nacionale Fier-Tepelene ku ne fshatin Ziaj te Komunes Fratar autobusi i linjes Tirane ndashAthine me targe INB 9900 ka rene ne nje distance rreth 100 m eshte bere i mundur identifikimi i 9 viktimave te kesaj ngjarje te rende te cilet jane 1. Fredi Guma vjec 45 nga Frakull i Vogel Fier 2. Marjola Fredi Guma vjec 13 nga Frakull i Vogel Fier 3. Manushaqe Bali vjec 33 nga Karbunara Lushnje 4. Dallendyshe Ramazan Shuli 40 vjec Lushnje 5. Dhurata Nevruz Halilaj vjec 35 nga Laci 6. Aferdita Nevruz Basha vjec 40 nga Laci 7. Refotaq Mefail Bashllari nga Tirana 8. Nikolle Nina vjec 70 nga Durresi 9. Karafil File 35 vjec nga fshati Peshtan Berat. Nderkohe per te marre ndihme me te specializuar mjekesore jane derguar ne drejtim te Spitalit te Janines dy shtetas gjendja e te cileve paraqitej me rende perkatesisht 1. Eduard Prenci vjec 29 nga Lushnja 2. Petro Vangjeli vjec 61 Sarande Po ashtu jane transportuar ne Spitalin Ushatarak ne Tirane dhe gjenden nen kujdesin e mjekeve shtetasit 1. Sebie Boksiu vjec 30 2. Luan Cela vjec 22 Ne spitalet e Gjirokastres dhe Fierit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore personat e tjere qe kane mbetur te plagosur nga ky aksident gjendja e te cileve nuk paraqet probleme per jeten.
Aksidenti tragjik mediat e huaja pasqyrojne ngjarjen/ Lajmi per aksidentin e rende te nje nate me pare ku nje autobus me 49 pasagjere doli nga rruga duke rene ne humnere ne aksin Fier-Tepelene dhe per pasoje duke lene nente te vdekur eshte pasqyruar ne mediat e huaja. Agjencia e lajmeve Reuters e ve theksin ne kushtet e keqija ne rruge dhe terreneve te veshtira ne zona te ndryshme te Shqiperise. Sipas agjencise Associted Press qe citon autoritetet te qe po merren me kete rast shoferi i autobusit ka qene duke folur gjate gjithe kohes ne telefonin e tij celular kur ndodhi aksidenti. Agjencia prestigjioze Amerikane mediat shqiptare dhe intervisten e dhene te ministrit te Shendetesise Petrit Vasili per numrin e te plagosurve. Sipas Herald Sun nje prej gazetave kryesore Australiane qe pasqyroi lajmin aksidentet rrugore jane shkaku kryesor i numrit te larte te vdekjeve ne Shqiperi. Lajmi u transmetua edhe nga nje sere mediash te tjera nderkombetare dhe rajonale mes te cilave edhe ato Greke.
Te plagosur
Brixhilda Hoxhaj 30 vjec
Lorenc Hoxhaj 6 vjec
Lorenc Hoxhaj 10 vjec
Edlira Haldedaj 27 vjec
Elisavda Haldedaj 6 vjec
Armela Berisha 24 vjec
Shqiponja Hoxhaj 22 vjec
Elisabeta Hoxhaj 34 vjec
Brunilda Halilaj 16 vjec
Valbona Guma 17 vjec
Boci Rina
Daniela Papallaci 21 vjec
Eduart Premci 21 vjec
Ervin Mema 34-vjec
Te vdekur
Fredi Guma 45 vjec nga Frakull i Vogel Lushnje
Manushaqe Bali 33 vjec nga Lushnja
Refotaq Bashllari nga Tirana
Dhurata Halilaj 45 vjec nga Laci
Marjola Guma 13 vjec nga Fieri
Nikolle Nina 75 vjec nga Durresi
Dallendyshe Shuli nga Lushnja
Aferdita Basha 40 vjec nga Laci
Karafil File vjec 35 nga fshati Peshtan Berat