E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat Mirel Funksionimi i parlamentit kusht per hapjen e negociatave

Ka qene drejtori per ballkanin Pierre Mirel ai i cili i ka dorezuar kryeministrit ne zyren e tij opionin e Komisionit Europian mbi kerkesn per statusin kandidat. Kushti kyc per te hapur negociatat per anetaresim ne Bashkimin Europian sipas Mirel eshte venia ne funksion e parlametit.

Ka nje element shtese ne opinionin tone per Shqiperine. Ky eshte funksionimi i parlamentit. Per shume muaj qe pas perfundimit te zgjedhjeve te shkuara kuvendi i shqiperise sipas analizes sone nuk funksionon. Ne fakt ky eshte edhe mendimi i Keshillit Europian. Ka qene pjese edhe e perfundimeve qe ai ka nxjerre para nje muaji. Nje parlament qe funksionon sic duhet eshte element kyc i kritereve politike te kopenhagenit. Ne te ardhmen ne jemi te gatshem te vazhdojme dialogun dhe tju ndihmojme ju te gjeni dialogun tha Mirel.

Ndersa per kryeministrin Berisha verejtjet e Komisionit Europian do te shnderrohen ne programin e punes se qeverise. Ai ka garantuar perfaqesuesin e Brukselit se do te beje cdo perpjekje per te instaluar dialogun me opoziten por duke ia lene ne dore kesaj te fundit zgjedhjen per te bashkepunuar ose jo.

Dua ti garantoj shqiptaret se do te bej cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten. Natyrisht ne asnje rrethane nuk mund te pretendoj te udheheq opoziten. Kjo eshte jashte cdo lloj koncepti per mua. Ajo qe me takon mua eshte ti bej oferta te ndershme asaj transparente me interesin me te mire te vendit dhe une kete e kam beree dhe do ta bej ne menyre te panderprere. Shqiperia ideale ekziston ne terma Shqiperia reale eshte kjo qe eshte. Pasioni im jane reformat. Une do te beje cdo gje te procedoj me to tha Berisha.

Mirel ka renditur gjithashtu luften kunder korrupsionit krimit te organizuar zgjidhjen e problemeve te pronesise dhe zbatimin e ligjit kunder diskriminimit si sektore mbi te cilat duhet punuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›