E Diel, 1 Nëntor 2026

E hënë me diell dhe ulje e temperaturave në disa qytete

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, pasi vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimor dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat maksimale dhe minimale në disa qytete kryesore parashikohen si më poshtë:
QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 0/19 Diell
Kukës -1/7 Diell
Lezhë 3/20 Diell
Dibër -3/8 Diell
Durrës 5/20 Diell
Tiranë 5/21 Diell
Elbasan 7/19 Diell
Berat 2/21 Diell
Vlorë 6/20 Diell
Korçë -3/15 Diell
Gjirokastër -1/22 Diell
Sarandë 7/22 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›