Sekretariati për Etikën rrëzon kërkesën e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e Ballës

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën rrëzoi sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrje mase disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla.
Partia Demokratike dorëzoi tri ditë më parë kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.
Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.
/r.e/