E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kafshon ujku në kokë, përfundon në spital

BERAT - Një ngjarje e pazakontë dhe e padëgjuar më parë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lybeshë të Beratit.

Teksa në orën 23:00 të së mërkurës, 70-vjeçari Ali Pupa po i hidhte lopës bar në kasolle, kur është sulmuar nga ujku që gjendej brenda e po përgatitej të hante lopën.

Në përleshje me egërsirën ai ka marrë plagë në trup si dhe një kafshim në kokë. Kafsha e egër ka mundur të largohet, ndërsa i moshuari ka përfunduar në spital.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›