Elbasan, vjedh 15000 euro, ndalohet 25 vjeçari
ELBASAN- Një 25 vjeçar është ndalur pasi akuzohet se i ka vjedhur 15.000 euro një shtetasi rreth një javë më parë.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, tha se "25 vjeçari Rudenc Çela, dyshohet të jetë autori i vjedhjes së 15. 000 eurove të shtetasit M. Bajrami".
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në datën 12 të muajit qershor, shumë pranë pikës së karburantit "Kastrati", në Peqin, kur dy shtetasit udhëtonin me të njëjtin furgon nga Elbasani në drejtim të Durrësit.
25 vjeçari ka parë çantën që mbante në shtetasi M. Bajrami dhe në monentin kur shoferi i furgonit ka ndaluar që të mbushë makinën me karburant, 25 vjeçari ka hapur derën e pasme të furgonit, i ka tërhequr shtetasit M. Bajrami çantën dhe është larguar me vrap.
(d.b/BalkanWeb)