E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kaluara e Adës

18/03/10 00:06

Në dhomën e gjumit ka rënë qetësi. Banorët rrinë të heshur duke u kujdesur herë pas here për Valonin i cili nuk ndjehet mirë me shëndetin. Ada, Olta dhe Domenika rrinë shtirë në heshtje. Ada është e mërzitur dhe i kërkon Oltës që të dalin jashtë për të pirë cigare. Kështu vajzat dalin jashtë dhe ulen pranë pishinës. Ato bisedojnë për jetën dhe vuajtjet që kanë kaluar. Ada thotë se ajo e ka të vështirë të tregohet e hapur me banorët e tjerë sepse nuk arrin që tu tregojë atyre pjesë nga e kaluara e saj. Ajo i thotë Oltës se jeta e saj ka qënë e mbushur me vështirësi që nga fëmijëria. Unë nuk dua të ngelem gjatë gjithë kohës enigmatike, por nuk arrij dot të flasë për gjërat e mija, nuk e bëj dot thotë Ada. Ajo thotë se teksa dëgjon Klodin të tregojë ndonjë pjesë të vështirë të së kaluarës së tij, kur ka ngjashmëri mes hitorive të saj me të kaluarën e Klodit, Adës i lind dëshira që të tregojë dhe ajo, por nuk mundet. Olta i thotë se edhe ajo ka kaluar vështirësi në jetë, por do që të tregohet e fortë. Ada thotë se ajo nuk i shpreh dot të gjitha ato që ka kaluar dhe shprehet, mua vetëm gjaku më ka ngelur pa dhënë. Olta i thotë Adës se ajo e sheh që banorët e tjerë mund të kenë pasur mungesën e ndonjërit prej prindërve, por duken që kanë pasur një jetë normale të qetë. Edhe Ada thotë se asaj i bëhet qefi kur sheh që Seldi është aq energjik, aq i qetë, por ajo vetë nuk mundet që ti ndajë të kaluarat e saj me banorët e tjerë dhe kjo gjë e pëngon atë të tregohet aq energjike në lojë. Ada shprehet se ndjehet e lumtur që ka motrën, personin me të cilin flet lirshëm dhe mund të qajë hallet. Olta i thotë se edhe ajo do të donte të kishte një motër edhe pse me vëllanë e saj është mjaft e hapur. Ada thotë se vuajtjet e saj nuk e lënë që të jetë aktive sepse nuk mundet të rrijë pa menduar për problemet e saj që i ka lënë jashtë shtëpisë.
Më pas të dyja bisedojnë për banorët e tjerë ku Olta i tregon Adës se kur luanin me shishe i kishte bërë disa pyetje Erionit dhe kishte kuptuar se ai nuk ka ndjenja të vërteta për Bertinën. Jashtë del edhe Klodi dhe të tre bëjnë shaka për mendimet që mund të kenë dhe të fjalët që mund të thonë banorët e tjerë teksa i shohin të tre bashkë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›