Kryebashkiaku Edi Rama inaguron parkun te "Ali demi"
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, përuroi ndërtimin e fushës "Ali Demi", që do të shërbejë si një vend argëtimi dhe çlodhjeje, për banorët e kësaj zone. Ky park është ndërtuar nga një investim prej 40 milion lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, që e ka kthyer këtë fushë nga një vend mbeturinash në një ambient që do tu shërbejë qytetarëve të kësaj zone për më tepër çlodhje, relaks dhe kalim të kohës së lirë.
Ky park përfshin 2 zona kryesore, zonën e qetë që është ndërtuar për moshat e treta dhe fëmijët,dhe zona sportive, që është përshtatur me një pistë patinazhi, për fëmijët dhe të rinjtë e moshave të ndryshme.
Gjithashtu është dhe një zonë e tretë që është ndërtuar si një zonë shërbimi për qytetarët.
Pjesë e këtij parku është gjelbërimi që ndodhet në të gjitha hapësirat e tij, ndricimi i cili ndryshon në varësi të zonave, si dhe një shatërvan, i cili është ideuar vecanërisht për fëmijët.
Ndërtimi i kësaj fushe është në vazhdën e shtimit të zonave të gjelbërta nga Bashkia e Tiranës.