E Hënë, 2 Nëntor 2026

“E keni dhembshurinë në nivele të papërfillshme”, Manastirliu flet për vrasjen e Martin Canit dhe i përgjigjet opozitës: Vëmendje maksimale e institucioneve për sigurinë e fëmijëve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e thirrur në interpelancë nga Grupi Parlamentar i PD-së për vrajsen e Martin Canit, i është përgjigjur deputetes demokrate Ina Zhupa, e cila në seancën e kaluar parashtroi pyetjet për Manastirliun.

Ministrja akuzoi opozitën se e kanë përdorur ngjarjen politkisht, ndërsa deputetes Ina Zhupa i kujtoi edhe fyerjen që ajo i bëri deputetit Erion Braçe seancën e kaluar. Manastirliu tha se fyerja dhe gjuha e urrejtjes janë shembulli më i keq që mund t’i jepet shoqërisë nga salla e Kuvendit. Gjithashtu theksoi se Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e fëmijëve brenda dhe jashtë shkollave.

Manastirliu: Gjuha e urrejtjes, fyerja, kanosja janë shembulli më i keq që mund t’i japim fmëijëve nga kjo sallë. Janë shërbimi më i keq që mund t’i japim prindërve dhe qytetarëve. Dhe ju zonjë deputete nuk vonuat ta jepnit shembullin tuaj të keq nga kjo sallë. Fyeve rëndë një koleg të nderuar të këtij Kuvendi. Ti kishte kërkuar një interpelancë urgjente dhe përdore një gjuhë urrejtjeje. Qytetarëve nga anët e tua u ka ardhur turp që të kanë dëgjuar, prindërve dhe mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp për atë që kanë dëgjuar. U ngrite në foltore të flisje për problemin dhe u bëre vetë problemi.

Shembulli që përcillet nga kjo sallë lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Ajo ngjarje na ka prekur të gjithëve, të gjithë komunitetin. Shumë dhimbje. Të përsëris, siç kam bërë çdo herë që kam pasur mundësi gjatë këtyre javëve, thirrjen time për të mos e politizuar një ngjarje që vetëm politike nuk është. Gjithsecili duhet të bëjë pjesën e vet për ta parandalur në të ardhmen këtë ngjarje. Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë ta kesh dhembshurinë në nivele të papërfillshme.

Ministria e Arsimit ka një rol kryesor për krijimin e ambientev të sigurta në shkolla. Për ngjarjen në fjalë janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e saj. Ngjarje tragjike që përfshijnë dhunën mes të miturve janë të dhimbshme dhe kërkojnë zgjidhje serioze dhe të koordinuara. Dua t’iu siguroj se minsitria e Arsimit mbetet e angazhuar për fuqizimin e mëtejshmë të mekanizmve të parandalmit të dhunës në shkolla. Në këto vite ka pasur një vëmendje maksimale mes institucioneve përgjegjëse për ta ngritur në një nivel më të lartë masën e sigurisë për mbrojtjen e nxënësve brenda dhe jashtë shkollave./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›