Veliaj: BE do bëhet më e fortë! Kryebashkiaku merr pjesë në ceremoninë e mbylljes së presidencës hungaraze

Në fund të këtij viti Hungaria përfundon kryesimin 6-mujor të Këshillit të Bashkimit Europian. Ambasada Hungareze në Tiranë organizoi eventin përmbyllës, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Sigurisht, këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë, por thënia më e famshme nga Ernő Rubik për kubin e tij ishte: “Është kompleks, por sërish i thjeshtë”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato gjithashtu i pranishëm në këtë event tha se ndihet krenar që ndodhet në Shqipëri, në një moment historik për popullin shqiptar.
“Ndihem shumë i privilegjuar që përfaqësoj Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij këtu në Tiranë, në një kohë kur gjërat po bëhen të vërteta dhe të prekshme, dhe më në fund po i përgjigjemi thirrjes së popullit shqiptar për të pasur mundësinë që t’i bashkohen këtij realiteti fantastik, që është Bashkimi Europian. Pas 36 vitesh punë të Bashkimit Europian, këto burokraci të mëdha, disa njerëz thonë që nuk janë edhe aq të mëdha, jam sërish entuziast dhe sërish mendoj se është një nga projektet politike me më shumë vlera të nisura ndonjëherë”, tha ambasadori Gonzato.
Nga 1 janari i viti të ardhshëm, Presidenca e Bashkimit Europian për 6 muajt në vijim do ti kalojë Polonisë./vizionplus.tv