E kërkon Michelle Obama’n për film

Pas shfaqjes së bashkëshortes së presidentit francez, Calra Bruni, në filmin e tij “Mesnata në Paris”, regjisori amerikan, Woody Allen, tani dëshiron që në film ta angazhojë edhe zonjën e parë amerikane.
"Po të isha në një dhomë të njëjtë me Michelle Obama, dhe nëse do të mendoja se ajo është personi i duhur për rol, pa asnjë mëdyshje do ta pyesja nëse do të luante në filmin tim”, tha Alen ngjatë një emisioni në televizionin britanik.
Allen tashmë ka angazhuar zonjën e parë të Francës, në filmin e tij “Mesnata në Paris”, ku Bruni luan rolin e ciceroni të muzeut, dhe ku përveç saj aktruan edhe Owen Wilson, Rachel McAdams dhe Marion Cotillard.
Regjisori amerikan po ashtu sqaroi se kishte vendosur që ta angazhonte Bruni’n në film pas një darke të përbashkët që kishte me të dhe me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.