E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saviano, shkrimtari i guximshëm

Shkrimtari italian, i cili ka qenë duke u fshehur qëkur shkroi një libër për mafinë e Napolit, fitoi shpërblimin Pen/Pinter International për shkrimtarin guximtar.

Libri ‘Gomorrah’ i vitit 2006 i shkrimtarit Roberto Saviano eksploron shtrirjen e gjerë dhe korrupsionin e Camorra-s.

Saviano, 32 vjeçar, ka jetuar nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë qëkur mafia e kërcënoi me vdekje në vitin 2006. ai këtë çmim e ndanë bashkë me dramaturgun britanik Sir David Hare.

Shpërblimi Pen/Pinter Prize është themeluar në vitin 2009 në kujtim të dramaturgut britanik Harold Pinter.

Secilin vit një shkrimtar britanik e merr shpërblimin bashkë me një shkrimtar tjetër që ka qenë i persekutuar për shprehjen e mendimit të tij apo të saj. Identiteti i ‘shkrimtarit të guximshëm’ bëhet i ditur në ceremoni.

“Roberto Saviano u mor me mafinë e Napolit së pari në romanin ‘Gomorrah’ e pastaj në filmin e bërë nga libri”, tha Sir David, 64 vjeçar, në ceremoninë e dhënies së shpërblimeve, të hënën, në Londër.

“Ai ka bërë ashtu duke pasur parasysh rrezikun e madh për sigurinë e tij. Shpresa ime në ndarjen e çmimit tim me të është se një vlerësim i njohjes nga Peni mundet, në çfarëdo mënyre, ta bëjë jetën e tij më të lehtë”.

Saviano ka dërguar një mesazh duke shprehur falënderimin e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›