E kishin kërcënuar me vdekje

Sharon Stone e ka hapur zemrën. Duke folur për mediet amerikane, ylli i aktrimit e ka pranuar se ajo ishte përballur me kërcënime me vdekje, ngacmime dhe përqeshje.
“Kur kam filluar të merrem me punë vullnetare, njerëzit kanë menduar se po e bëja vetëm për të tërhequr vëmendjen e shtypit. Mjerimi ishte i tmerrshëm. Jeta ime ishte e kërcënuar, sepse dikush dëshironte të më vriste”, ka treguar ajo.
“Ishte serioze. E di si është të ngacmohesh, por puna bamirëse ishte e kuptimtë për mua, kështu që nuk kam hequr dorë. Ishte periudhë e vështirë e jetës sime. Duhej të isha e kujdesshme, sepse njerëzit dëshironin të më lëndonin. Jam e lumtur që paratë e mbledhura, kanë shkuar për qëllime të mira”, ka thënë ndër të tjera Sharon Stone.
Ajo shtoi se edhe në të ardhmen do të merret me punë humanitare./Indeksonline/