E Diel, 1 Nëntor 2026

“E konstatoi mbrëmë problemin dhe u kthye sot për ta rregulluar”, kryeplaku i Zërvaskës në Pogradec flet për elektricistin që humbi jetën: Ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec ka folur për elektricistin që humbi jetën tragjikisht sot, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një defekt në linjën e ndriçimit.

Ai u shpreh se elektricisti punonte prej shumë kohësh në komunë për riparimin e defekteve në linjat e ndriçimit, ndërsa e konsideron njeri të komunikueshëm dhe punëtor.

“Ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Punonte prej shumë kohësh në komunë, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt dhe punëtor. Punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë kishte probleme fshati, erdhi, konstatoi mbrëmë problemin dhe u kthye sot për ta rregulluar defektin. Ishte njeri shumë i komunikueshëm”, u shpreh kryeplaku i fshatit Zërvaskë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zërvaskë, ku elektricisti, 60 vjec humbi jetën gjatë punës për riparimin e një defekti në linjën elektrike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›