E la gruan dhe në pushim e mori kukullën me ajër
Kanadezi Dave Hockey filloi “udhëtimin rreth botës” në shoqërimin e një femre interesante. Ai në vend të bashkëshortes mori me vete kukullën me ajër.
Hockey dëshiroi të shkonte në pushim dhe të kënaqej me eksplorimin e Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Natyrisht, nuk dëshiroi të ishte i vetmuar, ndërsa kishte ndërmend të pushonte, kështu që kanadezi mori me vete kukullën Bianca.
“Bashkëshortes sime kjo nuk i pengon. E di se nuk do të arratisem me një copë silikoni në formë femre”, ka thënë 57-vjeçari, ndërsa citojnë mediat britanike.
Ai mori kukullën me vete kudo, bile u hodh me të edhe me parashutë. Ai po ashtu i bleu rroba dhe xhevahire. Hockey, i cili me profesion është regjisor, posedon një koleksion prej 14 kukullash dhe thotë se këtë e ka vetëm hobi.