Britaniku gjysh në moshën 29-vjeçare
Kjo është çmenduri, do të bëhem gjysh-deklaroi me eufori britaniku, i cili është vetëm 29 vjeç. Ai u bë baba në moshën 14-vjeçare, ndërsa vajza e tij 15 vjeçe pritet të lindë së shpejti një fëmijë.
Ajo prej disa muajsh shoqërohet me bashkëmoshatarin e saj, me të cilin mbeti shtatzënë.
“Unë isha vetëm 14-vjeçar kur më lindi vajza, ndërsa ajo do të bëhet nënë në moshën 15 vjeçe. Është shumë e re, por ishte shumë këmbëngulëse se duhet ta lindte fëmijën”, deklaroi britaniku i papunë.
Nëna e tij, e cila është vetëm 47 vjeçe, thotë se ndihet e lumtur që do të bëhet stërgjyshe.
Megjithatë, tinejxherja shtatzënë planifikon ta rrisë fëmijën me ndihmën e nënës dhe babait, derisa të përfundojë shkollën e mesme.