E Diel, 1 Nëntor 2026

E-mail-et e Albana VokshitPunesoni grate e PD-se

Te tjera rreth shkrimit FOTO- Ja e-mailet e Vokshit TIRANE-Albana Vokshi deputete e PD-se dhe njeheresh drejtuese e Lidhjes Demokratike te Gruas ka drejtuar operacionin e spastrimeve ne Bashki dhe punesimin aty me liste te militanteve te PD-se. Sipas e-maileve te kembyera dhe qe posedohen nga gazeta Tema korrespodenca e zonjes Vokshi me zyrtaret e bashkise ka si objekt punesimin e se paku 80 grave vetem nga Njesia Nr. 11 me rekomandim te saj. Ne disa e-maile te shkembyera mes saj dhe drejtuesve te rinj te Bashkise behet fjale per sugjerime per punesimin duke mos i mbeshtetur ne kritere ligjore apo profesionale por vetem mbi militantizmin. Pozicionet e punes jane dhe per sanitaret dhe pastrueset per te cilat duket se Vokshi ka kerkesa me shumice. Ne leterkembimin saj me drejtues te Bashkise Vokshi paraqet bashkangjitur dhe listen e saj per punesime e cila vetem per nje njesi bashkiake arrin ne gati 80 vete cka per 11 njesi i bie qe Vokshi te punesoje afersisht 1000 vete ne pune ne Tirane.
E- MAILET
Ne emalin e pare shkembyer mes zonjes Vokshi dhe drejtorise se burimeve njerezore ne Bashki flitet per nje liste me rreth 60 gra dhe per nje shtese me rreth 20 vete te tjere qe ajo eshte e detyruar te dergoje pasi ka shume kerkesa nga seksioni ku drejton. Ajo qe bie ne sy eshte se zonja Vokshi e percjell ne Bashki listen ashtu sic i vjen nga seksioni i PD Nr. 11 dhe ben sugjerime qe i vetmi seleksionim qe mund te beje eshte se kush eshte me shume militante dhe jo se kush meriton te punoje prej tyre. Nese i hedh nje sy dokumentet shikon se ne listen e renditur Vokshi ka shenuar me te verdhe ato qe nderkohe jane punesuar dhe ato qe jane ne listen e pritjes. Ajo qe te bie ne sy tek te punesuarat eshte se jane te gjitha nga Veriu.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›