E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fizibiliteti Thaci Zgjidhje balancuar

PRISHTINEuml - Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se Keshilli i Ministrave i BE-se ka aprovuar te drejten e Kosoves per studimin e fisibilitetit per te ardhmen evropiane te Kosoves dhe shkurtimin e periudhes kohore per liberalizimin e vizave. Pas takimit me ish presidentet shqiptare Alfred Mojsiu dhe Rexhep Mejdani ai tha se kjo i hap rruge integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike.
E ardhmja e Kosoves dhe Serbise eshte e ndare si dy shtete te vecanta dhe se perspektiva e tyre nuk eshte e nderlidhur me njera tjetren tha kryeministri kosovar.
Thaci pohoi gjithashtu se Kosova ne nismat rajonale do te perfaqesohet pa UNMIK-un.
UNMIK nuk do te kete as ne salla e as ne korridore. Kosova me vendet qe e kane njohur do te jete ne nivel te barabarte. Serbia as nuk na ka njohur e as nuk e kemi njohur dhe me te do te kemi reciprocitet. Ne momentin qe Serbia eshte e gatshme te levize drejte njohjes atehere edhe ne do ta shohim mundesine dhe do ta marrim vendimin e duhur tha kryeministri Thaci.
Nderkaq ish-presidenti i Republikes se Shqiperise Rexhep Mejdani ka thene se marreveshja e fundit ne Bruksel i sherben Kosoves per integrimin e saj ne strukturat euroatlantike.
Sot kemi Kosove te lire dhe te pavarur. Por nuk na mjafton kjo. Ajo qe na intereson sot eshte qe te shkojme tutje. Nuk na duhet nje Kosove apo nje Shqiperi qe bashkepunojne vetem me njera tjetren. Dhe kjo marreveshje i sherben procesit te integrimit dhe keshtu duhet te shihet e ardhmja jone tha ai.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›