E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet ne nevoje Basha Dondihmojme kryefamiljaret

TIRANEuml - Bashkia do tu kushtoje nje vemendje te vecante ketyre femijeve duke nisur me regjistrimin e tyre e per te vijuar me arsimin dhe perfshirjen e tyre ne aktivitete sportive dhe kulturore.
Kryebashkiaku Basha tha gjate nje takimi me femijet rome se do te evidentohen femijet qe ndjekin ose jo shkollen.
Do ju vijme ne ndihme nepermjet evidentimit te atyre qe shkojne dhe atyre qe nuk shkojne ne shkolla per ti regjistruar te gjithe qe te shkojne ne shkolle dhe per tju ndihmuar me tekstet shkollore por po keshtu per tju ndihmuar pas orarit te shkolles per ata qe kane nevoje te ndihmohen me mesim ekstra apo per te tjeret per ti perfshire ne aktivitete sportive tha kryebashkiaku.
Basha tha se politikat e Bashkise do te perqendrohen tek prinderit e ketyre femijeve duke nisur nga rritja e shanseve per punesimin e tyre.
Ne do te perpiqemi te ndihmojme edhe prinderit ne radhe te pare duke rritur shanset e tyre per punesim ne menyre qe ata te mund te bejne detyrat e tyre si prinder karshi jush dhe ju te mund te shijoni jeten tuaj si femije por sigurisht duke marre edhe pergjegjesite tuaja dhe ku pergjegjesia kryesore e femijeve eshte shkolla tha Basha.
Ndersa perfaqesuesi i UNICEF-it ne Tirane Detlef Palm tha se raporti i fundit global i UNICEF tregon se tashme me teper femije jetojne neper qytete se sa ne fshat. Sipas zotit Palm qytetet krijojne mundesi per nje jete te mire dhe plot mundesira qytetet mund te jene gjithashtu plot veshtiresi nese jeton ne nje familje qe eshte e varfer.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›