E majta kujton sot 67 vjetorin e Çlirimit të vendit
TIRANË- Pas festimeve madhështore të Pavarësisë, ditë në të cilën maxhoranca kremtoi edhe Çlirimin e vendit, sot e majta nderon 29 nëntorin, si 67 vjetorin e çlirimit.
Festime që si edhe vite më parë do të kujtohen me një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve, ku përfaqësues të partive të majta pritet të vendosin kurora me lule dhe të bëjnë homazhe për të kujtuar të rënët në luftë.
Festimet për 29 nëntorin pritet të bashkojnë kreun e opozitës, Edi Rama, me kreun e LSI-së Ilir Meta, që edhe një vit më parë ka nderuar këtë ditë me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe veteranët e luftës, që festojnë arritjen më të madhe të Luftës së tyre Nacional-Çlirimtare.