E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionet, Serbisë i shtyhet statusi kandidat

Serbia nuk do të përfitojë statusin e vendit kandidat të BE-së të paralajmëruar për muajin dhjetor të këtij viti.

Kjo ka ndodhur për shkak të situatës kritike, tensioneve në veriun e Kosovës, dhe përfshirjes indirekte të Beogradit. Lajmi i tillë për shtyrjen e vendimit është bërë i ditur nga e përditshmja serbe Novosti

Acarimi i situatës së fundit në veriun e Kosovës, ka shtuar gjasat që liderët evropian më 9 dhjetor të shtyjnë vendimin për ndarjen e statusit kandidat për Serbinë. Në këtë drejtim është edhe qëndrimi i fortë i Gjermanisë, e cila është deklaruar kundër vendimit të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së, shkruan gazeta. (Ina)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›