E majta shumicë dhe në Elbasan, jep dorëheqjen kryetari i Këshillit Bashkiak
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij erdhi pas një iniciative të këshilltarëve të PS dhe LSI për të rikonfiguruar Këshillin Bashkiak.
Në këto kushte Himçi ka dhënë vetë dorëheqje, ndërkohë që të majtët e kanë cilësuar si një akt dinjitoz këtë lëvizje.
Në vend të Himccit, të majtët kanë votuar mjeken Destantila Tahirajn si kryetare të Këshillit Bashkiak.
Kryetari i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj tha se një propozim i tillë nuk duhej bërë. Kurse kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini tha se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve./ep
