E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmos edhe Gjinushi, Rama fluturon në Vjenë për takime në OSBE. AK, e vetmja dilemë e mbetur

(u39u)Selia-e-PSEdhe Skënder Gjinushi i Partisë Socialdemokrate ka firmosur koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialiste.

Marrëveshja është nënshkruar pa praninë e medias, ndërsa Gjinushi e quan këtë si një tregues i faktit se ata gjithmonë kanë qenë në koalicion me PS-në.

Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka udhëtuar për në Vjenë, ku do ketë takime me zyrtarë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Në qendër të takimeve do jetë situata zgjedhore në Shqipëri.

Në këtë mënyrë e vetmja dilemë e hapur është pozicionimi i Aleancës Kuq e Zi. Këta të fundit kanë deklaruar se kanë vendosur disa kushte për bashkëpunim, ndërkohë që përflitet se shkak i ngërçit me PS-në janë kërkesat për kandidatë në listët e partisë kryesore të opozitës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›