Berisha- Ramës: Të lejojmë emigrantët të votojnë, mos i mashtro duke u marrë fonde
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se është i gatshëm që të miratojë një vendim që i hapë rrugën votës së emigrantëve kudo që janë.
Është në nderin dhe dinjitetin tonë tu japim atyre mundësinë të votojnë aty ku janë siç bëjnë vende dhe kombe të qytetëruara, tha Berisha.
Ai sulmoi më pas kryetarin e PS, Edi Rama, duke thënë se ai ka frikë nga vota e emigrantëve, të cilëve ai u merr fonde.
Vota e bashkëpatriotëve ka përcaktuar rezultate zgjedhjesh. Prandaj çlirohu nga fobitë dhe urdhëro që të vendosim që nesër në parlament. Është e lehtë të shkosh ti mashtrosh e tu marrësh dhe fonde, tha Berisha.
Qeveria brenda dy muajsh do të vendosë kushtet që ata të votojnë aty ku janë. Nuk duhet të kesh frikë nga vota e shqiptarëve.
Kryeministri tha se ditën që ai propozoi që të votojnë 16- vjeçarët, Rama doli në një studio televizive duke treguar se çbënte ai kur ishte 16 vjeç.
Nuk mund të krahasosh 16- vjeçarët e tanishëm me 16- vjeçarët e Bllokut. Është si të krahasosh breshkën me shqiponjën, tha Berisha, duke deklaruar se Rama po përpiqej që të argumentonte në atë emision se 16- vjeçarët nuk e dinë se çfarë është vota./ep