E mbështesim Thaçin

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jagxhilar, ka thënë se e mbështet kryeministrin Hashim Thaçi rreth çështjes së logos në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Po ashtu, Jagxhilar nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbështetjes së PDK-së në këto zgjedhje edhe në Komunën e Prizrenit. “Deri më tani me kryeministrin Thaçi kemi punuar në një partneritet solid. Besoj se me këtë partneritet do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Sido që të jetë, për ne është e rëndësishme që në rundin e parë t’i rrisim votat si parti politike”, ka thënë Jagxhilar, duke shtuar se partia e tij do të jetë përcaktuese e fituesit të zgjedhjeve në Prizren. “Ka shumë mundësi që KDTP-ja të jetë përcaktuese e fituesit të zgjedhjeve në Prizren. Partia jonë do të jetë një prej faktorëve kryesorë për përcaktimin e fituesit. Këtë e them duke u bazuar në rrethanat e Prizrenit”, është shprehur Jagxhilar, në një intervistë për "Epoka e re".
Jagxhilar, i cili është edhe ministër i Administratës Publike (MAP). Jagxhilar duke folur rreth çështjes së logos në fletëvotime për zgjedhjet lokale në veri, ka thënë se do ta mbështesë çfarëdo zgjidhje që do të gjendet nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se është interes i Kosovës, por më shumë i Serbisë të gjendet një zgjidhje rreth kësaj çështje. /Indeksonline/