Xhelati akuzon viktimat

Megjithëse Serbia ishte ajo që kishte kryer krime ndaj popullatës shqipfolëse në Kosovë, në Graçanicë disa serbë kërkojnë dënimin e, siç i quajnë ata, terroristëve dhe kriminelëve shqiptarë, transmeton KTV.
Gjatë protestës në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, e mbajtur në Komunën e Graçanicës, një numër simbolik serb, me parulla të tilla, kanë kërkuar zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre, të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Por pavarësisht pankartave të protestuesve me përmbajtje urrejtjeje për shqiptarët, përfaqësuesi i familjeve serbe për persona të zhdukur, Milorad Trifunoviq, fajin për këtë e ka hedhur në drejtim të tri institucioneve. Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar që edhe serbët, edhe shqiptarët, të jenë unikë dhe të mos heshtin përballë kësaj çështjeje.
Sipas Kryqit të Kuq, 1741 njerëz konsiderohen të pagjetur, prej të cilëve 541 të nacionalitetit serb. /Indeksonline/