E mbylli me Kombëtaren, Amir Abrashi përshëndet tifozët para ndeshjes me Anglinë

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë, mesfushori shqiptar, Amir Abrashi u përshëndet me tifozët e pranishëm.
Vetëm pak kohë më parë, ai i dha fund aventurës së tij me Kombëtaren shiptare dhe për këtë mori një nderim të veçantë nga Federata pikërisht para ndeshjes historike me “Tre Luanët”.
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka falënderuar Abrashin me një postim në rrjetet sociale.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi. Faleminderit Amir!”, shkruan FSHF.
/gj.m/r.e/