E Diel, 1 Nëntor 2026

E merr gjumi duke kryer testet mjekësore

Një rast interesant ka ndodhur në Angli te skuadra e Aston Villës. Mbrojtësi Jores Okore ishte duke kryer testet mjekësore kur atë e ka zënë gjumi. Mbrojtësi që i kushtoj Aston Villës 4 milion funta u lë i qetë për gjysëm ore për të vazhduar gjumin nga stafi mjekësor.

Mediat tallen me gjumin e tij duke thënë se ai është ndier aq i eksituar që do të jetë lojtar i Aston Villës. Por stafi mjekësor beson se udhëtimi i lodhshëm ka bërë që atë të zë gjumi në testet mjekësore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›