E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohen, por e quajnë veten kampion

Tahiti e ka humbur ndeshjen e parë në Kupën e Konfederatave me rezultat 1 me 6 nga Nigeria. Por ka mjaftuar një gol i Tahitit për të vetëshpallur kombëtaren e tyre si kampione.

Pas golit të nderit, federata e Tahitit e komentoj zjarrtë këtë gol duke shkruar se ne jemi kampionët. Festa mes lojtarëve dhe stafit të skuadrës ishte e madhe pas golit pasi që ishte goli i parë në histori të Tahitit në garat ndërkombëtare.

Mediat e Tahitit thuhet se nuk i kanë publikuar 6 golat e Nigerisë dhe nuk e kanë përmendur fare disfatën duke e përmendur vetëm golin e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›