E Hënë, 2 Nëntor 2026

E ngarkuara me Punë e SHBA, VanHorn takon Shehajn: Opozita aktive rol thelbësor në demokraci

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nancy VanHorn priti në një takim kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. 

Në një postim të ambasadës thuhet se në takim u theksua roli thelbësor i opozitës aktive në një demokraci të fortë. 

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›