E nxjerrin nga hoteli

Ka qenë një pritje jo e mirë ajo që i kanë bërë administratorët e një hoteli në Tiranë këngëtares nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj. 25-vjeçarja mbërriti në Tiranë për një qëndrim të shkurtër disaditor, ndërsa i dashuri i saj Shpat Kasapi, kishte shkuar disa ditë më vonë për t’iu bashkuar të dashurës së tij.
Mirëpo, gjatë mungesës së tij, Afërdita u ndesh me një të papritur të pakëndshme, veçanërisht për një femër e cila ndodhet vetëm dhe i duhet të përballet me administratorët nursëzë të një hoteli të konsideruar luksoz në Tiranë.
Gjatë kohës që Afërdita ishte jashtë hotelit për të realizuar një shërbim fotografik, administratorët e hotelit ia nxorën jashtë valixhet me pretendimin që këngëtarja kishte rezervuar vetëm për dy-tre ditë dhe jo më shumë. Me gjithë këmbënguljet e këngëtares për ta pritur derisa të përfundonte punët e saj, valixhet e saj përfunduan jashtë dhomës së hotelit.
Hoteli ndodhet në një zonë të mirë të Tiranës, pranë Stadiumit “Dinamo” dhe është i kushtueshëm, ku vetëm për një natë duhet të paguash 140 euro. Por mesa duket në këtë shumë parash nuk parashikohet mirësjellja apo mikpritja nga personeli i hotelit.