Në shitje speci djegës që përdoret edhe si armë
Për ata që pëlqejnë ushqimet pikante, ky është një lajm interesant. Në dyqanet britanike tani ka dalë edhe në shitje speci djegës Bhut Jokoia, ose i njohur me emrin Speci Fantazëm. I rritur në Indi, ai është një bombë e vërtetë, pasi ushtria e këtij vendi e përdor atë në granatat tymuese për të shpërndarë protestat. Në verilindje të Indisë, ai vendoset në gardhe për të mbajtur larg elefantët. Ai është 401.5 herë më djegës se salca Tabasco.