E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanessa duket ndryshe në filmin e ri

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 18:14

Jemi mësuar ta shohim Vanessa Hudgens në formë të jashtëzakonshme në filmat që ka aktruar më parë, por filmi i ri “Gimme Shelter” e ka ndryshuar aktoren sa që e ka bërë të mos njihet fare.

Fotografitë nga xhirimet e yllit të Disney kanë tronditur adhuruesit, pasi ajo nën rroba copa-copa dhe në rolin e një femre të pastrehë u duk mjaft e frikshme.

“Hej njerëz, si jeni? Jam aq e ngazëllyer për punën e bërë në ‘Gimme Shelter’. Jam e tronditur se si po dukem në këtë film. Është fantastike”, ka thënë Vanessa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›