E pabesueshme nga Anglia: Botërori është në rrezik

Kombëtarja angleze rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022: zbulimi i bujshëm vjen direkt nga gazeta “The Sun”, e cila diskuton masat e reja kufizuese anti-Covid që po shqyrtohen nga qeveria britanike. Sir Keir Starmer, anëtar i parlamentit dhe udhëheqës aktual i Partisë Laburiste, ka bërë propozimin, që të gjithë ata që mbërrijnë në vend të kalojnë dhjetë ditë karantinë në hotele, pa përjashtim, madje as për atletët profesionistë.
Nëse propozimi do të pranohet dhe masat do të forcohen, Anglia do të shihte në rrezik pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Katar, pasi nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në ndeshjet kualifikuese, me Poloninë, San Marinon dhe Shqipërinë. Në rast të mos pjesëmarrjes, të gjitha ndeshjet do të humbeshin 3-0 dhe Tre Luanët do të përjashtoheshin nga gara. Siç thekson Sun, do të ishte gjithashtu kaos në Kampionatin Europian, në Champions League, në Europa League por edhe në sporte të tjera, të tilla si Six Nations dhe Formula 1.