E padëshirueshmja Kim Kardashian

Vizita e Kim kardashian në shtetin islamik, Bahrain, ka ndezur protesta nga qytetarët e këtij vendi kundër pranisë së saj atje.
Policisë në vend i është dashur të ndërhyjë më gaz lotësjellës mbi protestuesit të cilët mbanin parulla, të llojit, “Kim nuk je e mirëseardhur” disa në anglisht e disa në arabisht.
Kim kishte shkuar në Bahrain me rastin e hapjes solmene të dyqanit “Milion of Milkshakes” dhe atje ajo nuk ka hasur në mikëpritje pasi që, banorët ishin revoltuar me vizitën e bukuroshes.
“Vlera e saj morale nuk përkojnë me traditat tona si një popull shumë religjioz. Vizita e saj mund të ketë ndikim negative në rininë tonë” ,ka thënë Mohammad Al Tabtabai, një predikues në Kuvait./Indeksonline/