Libri i Arsim Spahiut Epirotet e vjeter jane iliret
“Epirotët e vjetër janë ilirët”. Kjo është teza që shtron studiuesi Arsim Spahiu, i cili thellohet veçanërisht në hulumtimet shkencore dhe historike mbi Epirin dhe Pellazgët, duke sjellë fakte të reja në botimin “Triptik epirot”. Gjatë prezantimit të librit në Akademinë e Shkencave, Neritan Ceka tha se hulumtimi i doktor Spahiut vjen si rezultat i një këmbënguljeje disavjeccare mbi karakterin etnik ilir të epirotëveVepra e doktorit të shkencave në Universitetin e Franshë-Komtesë në Francë, i shtohet ciklit të hulumtimeve mbi origjinën ilire të epirotëve, një seri me libra që përfshijnë studime mbi mitologjinë, gërmimet arkeologjike si ndërtimin shtetëror në Epir. Studiuesi Arsim Spahiu ne vepren e tij me te fundit
"Triptik epiriot", përpiqet të hedh dritë mbi rrënjët pellazge të shqiptarëve. Për këtë Spahiu është bazuar në tre elemente monedha, antropologji dhe etnografi.
Kërkimin e tij hulumtues e mbështet kryesisht tek monedhat e zbuluara gjatë kërkimeve arkeologjike në Iliri dhe Epir. Spahiu arrin në konkluzionin se monedhat epiriote nuk ngjasojnë me monedhat greke. Megjithatë ky është fillimi i kërkimeve në këtë fushë, pasi studiuesi do ta thellojë më tej tezën e tij që pellazgët janë pasardhës të drejtperdrejtë të shqiptarëve.