E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke i cilësuar ato të pavërteta.

Në një sqarim publik, MIA thekson se nuk ka asnjë vendim apo plan për rritjen ose ndryshimin e tarifës aktuale të kalimit në këtë aks rrugor.

“E pavërtetë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

MIA shton se as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka njoftuar ndonjë plan për ndryshimin e tarifës.

“Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit. Nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, sqaron agjencia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›