E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, humbet jetën 5-vjeçari

Vogëlushi ka qenë duke udhëtuar me të ëmën në momentin që është goditur nga një automjet që po ecte me shpejtësi, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është vënë në kërkim nga policia.

Përplasja ka qenë fatale për fëmijën 5-vjecar, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që e ëma ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku po merr mjekimet e nevojshme.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-03 22:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›