E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohen dy vëllezër

Vëllezërit jetonin në fshatin Nepravishtë – Libohovë. Policia lokale sqaroi se banesa i përkiste shtetasit Levend Beqari, i cili ia kishte lënë banesën vëllait të tij, Tafil Beqarit, i cili me sa duket se kishte “përdorur” edhe për një qëllim tjetër.

Policia kontrolloi në bodrumin e banesës, ku gjeti brenda një thesi 6 pako lëndë narkotike kanabis sativa, në forma dhe peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë, rreth 6 kilogramë. Menjëherë policia bëri arrestimin e Tafil Beqarit dhe Levent Beqarit nga Nepravishta e Komunës Qendër Libohovë. /Start/

                                                                                             2011-11-04 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›