Ekstradohet drejt SHBA-ve, Altin Kore

39-vjeçar u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, avokati mbrojtës i Kores e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e marrë.
Emri i tij ishte radhitur në listën e personave në kërkim të Interpol Uashington, më 3 mars të vitit 2011. Shpallja e tij në kërkim kishte ardhur pas një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Teksasit, SHBA, më 14 gusht të vitit 2008, pasi akuzohej për “trafik të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.Pas arrestimit, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditë ndaj tij, afat i cili u shtua edhe me një muaj, nëpërmjet një vendimi të dytë.
“Midis periudhës janar 2007 dhe 14 gusht 2008, në Distriktet Lindore dhe Veriore të Teksasit, Altin Kore ishte anëtar i një organizate drogë, që shpërndante sasi kokaine me shumë kilogramë. /Start/
2011-11-04 09:08