E përplasi fuoristrada me targa malazeze, vdes bariu 51 vjeç
SHKODËR-Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në mbrëmje në aksion Shkodër-Hani i Hotit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:30 minuta në vendin e quajtur Grudë-Fushë ku viktimë ka mbetur shtetasi Ragip Taflaj, 59 vjeç.
Nga informacionet e mbledhura në vendngjarje, policia bën të ditur se viktima Ragip Taflaj u përplas nga një automjet tip fuoristradë me targa malazeze teksa 51-vjecari po kalonte rrugën me bagëtitë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)