E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Kukësin: Suksese, cuditët futbollin europian

TIRANË-Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka uruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, ekipin e Kukësit për kualifikimin në Europa League. Berisha e cilëson fitoren e Kukësit si historike ndërsa uron për këtë sukses lojtarët, kapitenin dhe trajnerin e këtij ekipi.

Statusi i plotë në Facebook-un e Berishës.
“URIMEEEE!!! KUKESI DREJT ZENITIT! Te dashur miq, ekipi i futbollit te Kukesit arriti ne play-off te Europa League. Fitore historike e ekipit te Kukesit dhe futbollit shqiptar. Le t'ju dergojme ne urimet me te perzemerta lojtareve te talentuar, kapitenit te sprovuar, trajnierit te shkelqyer dhe presidentit vizionar te skuadres se Kukesit qe me suksesin e tij çuditi futbollin europian. Suksese gjithnje me te medha Kukesit! Fitore te tjera!!! Sb”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›