E Shtunë, 31 Tetor 2026

E plote- Berisha ne Vlore Rama ti merresh me politike e une me qytetaret

Kryeministri Berisha ne Vlore

Vlore 8 prill 2011 NOA- Kryeministri Berisha ka qene i pranishem pasditen e sotme ne celjen e  fushates per zgjedhjet vendore ne qytetin e Vlores.

Nga ky qytet ai ka prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin  per kryetar bashkie te Vlores Ardian Kollozi.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha vleresoi kandidaturen e mazhorances duke theksuar se Ardian Kollozi u perket atyre bijve te qytetit te Vlores qe 20 vjet me pare sebashku me studentet  dhe studentet  e tjere pedagoge te Universiteteve te Tiranes themeluan Partine Demokratike partine  e pare opozitare.

Duke u ndalur tek investimet kryeministri Berisha tha se ne Vlore jane investuar rreth 400 milion euro me shume se ne cdo kohe investime keto qe kane shkuar per  rruge shkolla kanalizime ujesjellesa  vreshtari ullishte ne energjietj.

Kryeministri Berisha ka kerkuar  voten e qytetareve vlonjate per kandidatin e Partise Demokratike duke garantuar se qeveria do te mbeshtese cdo projekt te kryetarit per te ardhmen dhe zhvillimin e qytetit.

Krahas fjaleve per kandidatin kreu i maxhorances ka drejtuar nje sere deklaratash ndaj kreut te opozites Edi Rama ku e ka cilesuar ate si nje politikan te deshtuar.

Fjala e plote e Kryeministrit Berisha

Te dashur qytetare dhe qytetare te Vlores

Vlonjate  dhe vlonjate

Vellezer dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Zoterinj deputete  qeveritare vendore

Zoti Ardian Kollozi kryetari i ardhshem i Bashkise se Vlores

Vlores se 100 vjetori Vlores  se kryeqytetit  te pavaresise se shqiptareve

Sot jam ketu tek ju per te paraqitur kandidatin per kryetar  te bashkise inxhinierin politikanin birin tuaj te shquar Ardian Kollozi me te cilin mua dhe ju na lidh nje perpjekje e perbashket 20 vjecare per liri per dinjitet per integrim.

Ardian Kollozi u perket atyre bijve te qytetit tuaj qe 20 vjet me pare sebashku me studentet  dhe studentet  e tjere pedagoge te Universiteteve te Tiranes themeluan Partine Demokratike partine  e pare opozita .  Ju perket atyre djemve te Vlores qe 20 vjet me pare u perballen ne sheshet dhe rruget e  Tiranes Vlores dhe mbare Shqiperise per te permbysur diktaturen me te eger qe shqiptaret kane njohur.

Drejtues i sprovuar i talentuar  i deges se Partise Demokratike Ardian  Kollozi me nje thirrje te brendshme shpirtero  per  Vloren per ju vendosi  te jape doreheqjen nga parlamenti dhe te vije ketu tek ju te punoje se bashku me ju . Ky vendim i tij ishte vendimi i qytetarit  te Vlores per te cilin ju dhe cdo vlonjat e  vlonjate  jeni dhe do te mbeteni te parte per te cilin

Vlora eshte e para.

Vellezer  dhe motra

Zonja dhe zoterinj

Ne vijme sot ketu tek ju  pasi Vloren e Ismail Qemalit  Vloren e flamurit e kemi shnderruar  ne Vloren e NATO-s.  Ne vijme sot ketu  tek ju pasi Vloren e flamurit Vloren e Ismail  Qemalit e kemi bere qytetin e  qytetareve  qe levizin te lire ne mbare Europen.  Ne vijme sot tek  ju per te paraqitur kandidatin per kryetar  bashkie birin tuaj te shquar pasi Vloren e bukurive  mahnitese natyror  e kemi bere te njohur ne  mbare boten sepse  ajo priti ne keto kater vite turist me shume se te gjitha koherat te marra se bashku.

Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pasi keni investuar vetem ne rrethin tuaj ne rruge ne shkolla ne kanalizime ujesjellesa ne vreshtari ullishte ne energji  rreth 400 milion euro me shume se ne cdo kohe.

Ne vijme sot per te paraqitur para jush  Ardian Kollozin pasi me reforma te thella me lufte pa kompromis kunder korrupsionit  ia  kemi dale te dyfishojme ne  4 vjet te ardhurat kemi bere  qe  ekonomia  juaj ekonomia  e shqiptareve  ekonomia shqiptare te qendroje  fuqishem ndaj krizes me te madhe qe Europa dhe bota ka njohur ne 90 vitet e  fundit e saj.  Kemi rritur rrogat dhe i kemi  dyfishuar rrogat kemi rritur pensionet dhe i  kemi dyfishuar pensionet.

Ne paraqesim sot Ardian Kollozin sepse me Ardianin ne duam te pergatisim  Vloren e 100 vjetorit Vloren e flamurit kryeqytet i  shqiptareve. Jam sot ketu per tju garantuar ju se cdo projekt tuajin cdo projekt te kryetarit tuaj  te ardhshem  qeveria do ta mbeshtese  me perparesine me te madhe.

Vellezer dhe motra

Kjo eshte alternativa jone. Rruga jone jeni ju rruga jone jane interesat tuaja rruga jone jane endrrat  tuaja rruga jone jane projektet tuaja rruga jone jane hallet tuaja rruga jone jane femijet tuaj familjet tuaja komunitetet tuaja Vlora dhe mbare  Shqiperia.

Perballe saj eshte rruga tjeter e cila thote se jam rruga e vetme.

Vlonjate  edhe vlonjat qytetare dhe  qytetare  te Vlores dhe mbare Shqiperise.

Le ti themi sot ne nga Vlora e flamurit zotit Edi Rama se rruga e vetme  e jotja eshte rruga e karriges tende eshte rruga pa kthim eshte rruga e asgjekundit.  Rruga jote eshte rruga e konfliktit ndersa  rruga jone eshte rruga e mirekuptimit rruga jote eshte rruga e bllokimit ndersa rruga jone eshte rruga e zhvillimit.

E ndoqa dje tek ju deklaronte qytetareve te Tiranes se kryetar  bashkie  kater  vitet qe shkuan nuk ishte Edi Rama por Sali Berisha.  Me duhet ti them sot ketij zoterie se tipar themelor  dallues midis njeriut  te qyteteruat dhe tjetrit  eshte pergjegjesia qytetare ndaj dhe zoti Rama ne kete fushate te garantoj se nuk do te merrem me ty se nuk do te merrem me betejat politike jo se ato nuk me vijne per mbare mua ndaj teje por sepse e verteta  eshte se ne skenen politike te Shqiperise  je politikani i vetem qe nuk ke fituar qofte dhe nje beteje te vetme politike.

Socialisteve dhe socialisteve te Vlores dhe mbare Shqiperise ju shpreh nderimin tim por ju rikujtoj se kryetari juaj qe nga mengjesi deri ne darke bertet per beteja politike ai ka humbu dhe do te humbase cdo njeren prej tyre.  Ne krye te Partise Socialiste nuk erdhi vete e solli Fatos Nano e solli Sali Berisha.

Nisi gjate ketyre viteve beteje pas beteje tek te gjitha deshtoi ne 2013 do te deshtoje perseri.  Kurse kesaj radhe dil zoti Rama ne skenat e mbare vendit ti me politike une me qytetarin ti per karrige une per interesat e qytetareve.

Aleanca jone eshte Aleanca per Qytetarin ju jeni te pare  Vlora eshte e para Shqiperia eshte e para.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha nga Durresi 2013-ta do te deshmoje edhe nje here se cili je ti Edi RamaBerisha Rama i deshtuar edhe ne krye te PS-se e solli Fatos Nano e Sali BerishaKantriman nis punen pasi permbyll keshillat me Berishen takim me RamenBerisha Rama ka si alternative vetem fajet e miaPse zgjodha te thyej heshtjen8230 Lidhje400 milionw euro deklarata edi rama i dwshtuar investime kanalizime Kryeministri Berisha prezanton Ardian Kollozin ujesjellesa ullishte Vlorw vreshtari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›