E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i DASH për Shqipërinë: Politika presion mbi gjyqësorin

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor për të drejtat e njeriut mes të tjerëve edhe Shqipërinë, për vitin 2010.
 

Në raport vërehen probleme të shumta, sidomos presionet politike dhe në fushën e gjyqësorit, si pasojë e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. Aty përmenden moszbardhja ende e vrasjeve të ish-deputetit Fatmir Xhindi dhe kandidatit demokristian në Shkodër, Aleks Keka.
 

Raporti i DASH-it nënvizon se vendi ynë ka mjaft probleme shqetësuese që kërkojnë një ndërhyrje imediate nga instancat përkatëse përsa i përket presionit të politikës mbi gjyqësorin, për të cilin nënvizohet se duhet të jetë i pavarur nga ndikimet e pushtetit.
 

Raporti i Departamentit Amerikan i kushton një vëmendje të veçantë procesit dhe rëndësisë së përgatitjes së zgjedhjeve të 8 majit, duke pohuar se zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit 2009 nuk arritën standardet e kërkuara.
 

Shtetet e Bashkuara u kujtojnë forcave politike rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›