E Diel, 1 Nëntor 2026

E plote- Meta ne Korce Detyra e kryebashkiakut nuk eshte vetem te jape leje ndertimi

Ilir Meta ne Korce

Korce 15 prill 2011 NOA- Update Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e ka cilesuar kandidatin e koalicionit Aleanca per qytetarin ne Korce Andrea Mano si njeriun vizionar qe do e coje qytetin perpara.

Meta shprehu bindjen se koalicioni i maxhorances do te fitoje bindshem ne kete qytet duke thene se qytetaret do te votojne per forcat politike qe integrojne vendin.

Ai perseriti edhe njehere prioritetin e LSI-se duke thene se ai eshte punesimi dhe kerkoi nga qytetaret votat per keshilltaret bashkiake qe kjo parti garon ne Korce pasi sipas tij alternativat e kandidateve jane konkrete.

Me tej kreu i LSI-se u shpreh se bashke me qytetaret do arrihet qe ndertesa e bashkise te jete e popullit madje shtoi ai detyra e kryebashkiakut duk do te jete vetem te firmose leje ndertimi por te qeverise drejt dhe ne menyre te paanshme qytetin.

Sipas tij nuk eshte detyra e kryebashkiakeve qe te jene ne llogoren e pare te luftes politike por eshte detyra e tyre qe te jene qytetaret e pare te qyteteve te tyre.

Fjala e Kryetarit te LSI-se Ilir Meta ne Korce

Te dashur motra dhe vellezer korcare eshte kenaqesi qe te jem edhe une pjese e entuziazmit tuaj per zgjedhjet e 8 Majit. Le ta kthejme 8 majin ne nje feste per demokracine ne Korce ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. Le ta kthejme 8 majin ne nje dite ku qytetaret votojne per te ardhmen e tyre ku qytetaret votojne per zgjidhjen e problemeve te tyre. Dhe jam shume i bindur qe Aleanca per Qytetarin do te korre nje fitore te sigurt ne qytetin e qytetarise ne qytetin e Korces tuaj te dashur per ju dhe per te gjithe shqiptaret.

Ndaj jam i bindur se me 8 Maj Korca do te votoje per kete force politike e cila ka kontribuar dhe kontribuon gjithnje per integrimin e Shqiperise dhe jo per izolimin e saj. Jam i bindur se Korca me 8 maj do te votoje per perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim ne Keshillin Bashkiak. Ne listen e Keshillit Bashkiak ne qytetin e Korces Levizja Socialiste per Integrim ka paguar nje gjobe sepse ndryshe nga rastet kur partite paguajne gjobat sepse do te jete nje ne tre te paret nje burre ne listen tone per Keshillin Bashkiak te Korces ne kemi tre shoqe te mrekullueshme tre te parat. Pikerisht sepse ne duam te japim mesazhin e nje force politike te civilizuar te emancipuar dhe progresiste te nje force politike e cila e ka poziten  e gruas ne familje dhe ne shoqeri shume te rendesishme te nje force politike e cila beson ne kontribute e perbashketa kunder diskriminimit. Jam i sigurt se me 8 Maj Korca do te votoje per nje projekt te perbashket te Aleances per Qytetarin ketu ne Korce.

Ky projekt i Aleances per Qytetarin perfaqesohet me nje emer shume te nderuar dhe nje intelektual te spikatur te qytetit te Korces Andrea Mano i cili eshte njekohesisht eshte kandidati i Levizjes socialiste per integrim dhe ne i i shprehim sot mbeshtetjen tone  me te plote pasi projekti i Andrea Manos per Korcen ka ne radhe te pare mbrojtjen dhe ruajtjen e Korces se vertete te traditave te saj duke zhvilluar njekohesisht qytetin por kurrsesi pa cenuar Korcen dhe vlerat historike museale kulturore sikurse ka ndodhur me projektin e betonizimit i cili do te deshtoje edhe ne Korce me 8 Maj.

Une jam i bindur se anetaret dhe simpatizantet e Levizjes Socialiste per Integrim duke votuar per Andrea Manon si kryebashkiak i qytetit te Korces me 8 Maj kane votuar per nje projekt te perbashket bashkeqeverisje per Bashkine e Korces kane votuar  qe me 9  Maj qytetaret korcare te mos ndihen te ndare ne llogore politike. Keto zgjedhje jane per qytetarin  keto zgjedhje nuk jane per  politiken. Por sikurse e dime ka nje force politike qe kerkon ti paraqese keto zgjedhje me 8 maj si politike. Ka nje force politike qe u ben thirrje qytetareve te Korces qe te votojne ketu per perfaqesuesin e saj politik qe i kerkon votat e Korces jo per te zgjidhur problemet e qytetareve korcare por per te perdorur Bashkine e Korces per lufte politike sikurse kete kerkojne ta bejne dhe ne bashki te tjera te vendit.

Nuk eshte detyra e kryebashkiakeve qe te jene ne llogoren e pare te luftes politike por eshte detyra e tyre qe te jene qytetaret e pare te qyteteve te tyre. Te jene ne krye te sherbimeve per qytetaret dhe komunitetin e tyre pa dallime partiake dhe une besoj se Andrea Mano i ka te gjitha keto cilesi per te cilen e meriton voten e Korces dhe do ta marri me 8 maj. Koalicioni i pas 28 qershorit ne vitin e pare te tij arriti objektivin me madhor afatshkurter qe ishte liberalizmi i vizave per te gjithe qytetaret shqiptare qe ka qene nje objektiv teper i veshtire per shkak te kushteve te shumta e te panumerta qe duhet te permbusheshin.

Jam i sigurt se duke ndjekur edhe alternativat e kandidatit per Aleances per Qytetarin edhe projektin e Andrea Manos si kryebashkiak i ardhshem i Korces duke pasur ne konsiderate edhe prioritetin tone kryesore te LSI-se ne vitet e ardhshme. Punesimi eshte dhe do te jete objektivi yne madhore i perditshem dhe jam i bindur se projektet te Andrea Manos dhe kryebashkiakeve te tjere te Aleances per Qytetarin te angazhuar per te luftuar papunesine ne qytetet e tyre sjellin nje model te ri te qeverisjes vendore dhe te pergjegjesise sociale te atyre qe votojne jane qytetaret.

Sepse deri tani koncepti per kryebashkiaket ka qene vetem per te firmosur leje ndertimi apo per te dhene tendera te ndryshem. shte hera e pare ne nje fushate elektorale qe kandidatet e Aleances per Qytetarin si Lulzim Basha ne Tirane Durim Hushi ne Elbasan Luan Topciu ne Pogradec Andrea Mano ne Korce dalin me projekte te qarta per punesimin per te pushuar papunesine ne qytetet e tyre dhe kjo mund te arrihet ne partneritet me sipermarrjen private mund te arrihet ne partneritet me qeverine mund te arrihet me projekte konkrete te cilat kane ne themel te tyre pasionin dhe dashurine per qytetin dhe qytetaret ne radhe te pare.

Ndaj duke ju falenderuar per kete perkrahje ju ftoj te gjitheve me 8 maj te votojme per kandidatet e Aleances per Qytetarin te votojme per Andrea Manon ne qytetin e Korces si kryebashkiak i ri te votojme per nje kandidat te Aleances per Qytetarin ne te gjitha njesite vendore te Korces ne vecanti do theksoja Libovik ku kandidati z Bujar Kervaci por edhe gjithe njesite e tjera do tu kerkoja njekohesisht qe te votoni kandidatet dhe kandidatet tane per keshilltare ne Bashkine e Korces sepse jam i bindur se do te na perfaqesojne me dinjitet dhe do te jene nje perkrahje e fuqishme per projektin per ta ndryshuar Korcen duke ruajtur dhe duke mbrojtur Korcen e vertete.

Dhe tani kam kenaqesine qe te ftoj  kryebashkiakun i ardhshem i Korces Andrea Mano nje miku im i shkelqyer por dhe nje intelektual me vizionin e duhur per ta cuar Korcen perpara dhe per ti pare njesoj te gjithe qytetaret e Korces me daten 9-maj. Fitore

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeE plote-Berisha ne Korce Aleanca e betonit tirani i qyteteve shqiptareBerisha Brenda pak javesh shiriti i nisjes se Tirane-ElbasanBasha Faleminderit per voten Rama me mire vone se sa kurre Mano Shkollat e Korces do te pajisen me laboratoreRama te njesia 4 Taksa e kusarise eshte ligji i pashkruar qe po vjedh shqiptaret LidhjeAndrea Mano Ilir Meta ne Korce koalicioni i projekteve kryebashkiaket japin leje ndertimi opozita bllokon prezanton kandidatin tendera

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›