E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per qytetarin tim jam punetor komunaleje

Nga Sali Berisha

Kam ardhur sot tek ju per tju shprehur ju mirenjohjen dhe nderimin tim me te thelle per mbeshtetjen e cmuar te qytetareve te ketij qyteti te banoreve te ketij rrethi.  Sikunder kam nder te madh te paraqes  sot para jush per qytetare te pare te qytetit tuaj  zotin Durim Hushi  inxhinierin e talentuar administratorin e shkelqyer  politikanin lokal dhe qendror te sprovuar birin tuaj te shquar me te cilin sebashku me ju do te zhvillojne Elbasanin qytetin modern dhe te zhvilluar Shqiperine vendin modern dhe te zhvilluar ne vitin 2017.

Vij te ju per tju dhene fjalen ne kete shesh se qeveria do te financoje cdo projekt  qe ju sebashku me Durim Hushin do te hartoni gjate mandatit qe vjen.  Elbasani do te kete unazen dhe by pass-in  e tij do te kete impiantin e perpunimit te mbetjeve do te kete kampusin e tij universitare  nder me te bukurit ne Shqiperi.  Do te kete parkun e tij te ri me te bukurin.  Gjate javeve qe vijne sebashku me qytetarin tuaj te pare do te presim shiritin e autostrades Tirane-Elbasan autostrade kjo me nje investim prej 460 milion dollaresh.  Autostrade me kater  korsi  me nje tunel  2.4 kilometra me 7 mbikalime 4 nenkalime shume ura por  me nje  shpejtesi qarkullimi  120 kilometer ne ore dhe nje gjatesi  gjithsej  31.7 kilometrash.  Autostrada kushton 4 here me shume sesa projekti i rruges tjeter por ju e  meritoni edhe sikur te kushtonte 40 here me shume ne endrren tuaj do ta benim realitet.

Une kam bindjen se me Durim Hushin kryetarin e ardhshem te bashkise suaj dhe Lulzim Bashen mikun tuaj  kryetarin e ardhshem te bashkise Tirane ne pranvere  te vitit 2013 do te bashkojme  Tiranen me Elbasanin.

Ne qarkun e Elbasanit gjate ketyre kater viteve ne kemi  ndertuar  400 kilometra rruge nga te cilat 203 kilometra i perkasin rrethit te Elbasanit. Jam sot ketu per tu zotuar para jush banoreve te ketij qyteti banoreve te Librazhdit Peqinit dhe te Gramshit se ne  kater vitet qe vijne do te asfaltojme cdo kilometer  rruge dhe rrugice te ketij qyteti dhe te ketij qarku. do dite kreu i Partise Socialiste i cili ka vare ne qafe nje zinxhir te pafund sharjesh dhe shpifjesh mendoi se do te me fyente duke me quajtur Drejtor Komunaleje.  Jo zoteri  je gabim. Une per qytetarin  jam punetor komunaleje.  Ketu gabove ti me ate qe the. Ndihem i privilegjuar e i bekuar nga Zoti tju sherbej nga mengjesi deri ne darke cdo qytetari te ketij vendi te bej gjithcka per ata aty ku ndodhen. Te kene rruge moderne te kene shkolla moderne te kene kopshte moderne.  Evropa nuk vjen ne Shqiperi ne duhet te ndertojme Evropen ketu te gjithe sebashku.

Meqenese  rruget ty te duken te parendesishme thuaju pak qytetareve te Elbasanit me cfare mendjelehtesie  krijove ne Parlament  lobin anti-tunel dhe anti 8211 autostrade.  Si ta beri zemra dhe si ta tha shpirti ti kundervihesh me te gjithe forcen ne Parlament  votimit te buxhetit per tunelin e Elbasanit. Ju bej thirrje zgjedhesve te ketij qyteti dhe te ketij qarku po ashtu dhe zgjedhesve te Korces te Beratit te ketyre rretheve kerkojuni llogari deputeteve tuaj pse ata votuan kunder tunelit pse votuan kunder autostrades .

Zonja dhe zoterinj

Rruga kudo qe ndertohet  eshte para se gjithash  element  jetik per qytetaret.  Pas bukes ujit dhe shkollave rruget jane me themelore ne jeten e njeriut.  Rruget jane biznes rruget jane punesim rruget jane vlere.  Shko zoti Rama pak dhe pyeti fshataret e Orenjes  pse u kalben geshtenjat sepse nuk kane rrugen shko pyeti pak fshataret e Shen Gjergjit pse ngrihen ne 4 te mengjesit per te sjelle prodhimet e tyre ne Tirane sepse nuk kane rrugen rruga eshte jetike per cdo qytetar.  Ndaj dhe une jam ketu per  tu zotuar para jush se do te ndertojme ne kete rreth ne kete qark ne mbare Shqiperine cdo kilometer rruge per te lehtesuar jeten e qytetareve shqiptare.

Ne qarkun e Elbasanit ne kemi ndertuar  72 shkolla Elbasanit i kemi detyrimin madhor dhe do te ndertojme dhe rindertojme cdo shkolle ne te kater anet e ketij qarku.  Elbasani eshte qytet  i  universitetit te pare te Shqiptareve qytet i edukimeve dhe arsimimit te tyre Elbasani do te kete njerin nga universitetet me te zhvilluara te Shqiperise .

Qeveria shqiptare ka subvencionuar ne kete qark 4 mije hektare ullishte vreshta sera dru te tjere frutore ndaj i garantoj fermeret e Elbasanit se ne kater vitet qe vijne 16 mije hektare do te subvencionojme  dhe ju do te jeni nder prodhuesit me te fuqishem te prodhimeve bujqesore dhe te perpunimit te tyre ne Shqiperi.

Ne Elbasan ne vitin 2005 numeroheshin gjithsej 3500 biznese 8 mije biznese jane sot ne kete qytet.  Me politiken fiskale te Durim Hushit  ju garantoj se keto  4 vite  Elbasani do te numeroje se paku 12 mije biznese duke krijuar keshtu mijera  vende te reja pune .

Elbasani turistik eshte nje nga qellimet tona ndaj dhe ne po ecim me infrastrukture ne te gjitha drejtimet drejt  Gjinarit drejt Gramshit etj sepse Elbasani si qark ka bukuri mahnitese ne te gjithe territorin e tij.

Zonja dhe zoterinj

Sebashku kemi bere nje rruge jo te lehte nje rruge me mundime nje rruge me lodhje nje rruge  me sakrifica dhe me dhimbje.  Ne ballin tone ka djerse ka rrudha te diktuara nga koha por sebashku kemi realizuar endrrat tone nder me  te medhate e te gjitha gjeneratave.  Sebashku kete qytet mijera e mijera vjecare  e beme te jete qytet anetar i nje vendi te NATO-s sebashku ky qytet dhe keta qytetare te Elbasanit dhe te mbare Shqiperise ia dolen te levizin te lire ne mbare Evropen.  Sebashku ne kete qytet dhe kete vend  qe rropatej ne mjerimin me te thelle beme qe keto vite te kete ekonomine me solide me entuziaste ekonomine  me rritjen me te  madhe ne Evrope sebashku ne ia dolem te dyfishojme pensionet  e  ulta ne kete vend ia dolem te mbi dyfishojme rrogat e mesuesve te mjekeve dhe infermiereve ia dolen te mos kete me pension nen 100 dollare ne mbare qytetet  e vendit.  Ia dolen pra te rikthejme shpresen besimin tek e ardhmja tek cdo qytetar i Elbasanit tek cdo qytetar shqiptare.

Kjo eshte rruga jone rruge jo pa mundime rruge jo pa mungesa rruge jo pa gabime por rruge me suksese dhe endrra  historike te realizuara rruge e sigurise e shpreses  dhe e besimit . Ata te cilet ftojne ju per rrugen e vetmise le ti leme te ecin ne rrugen e partise se tyre. Ne do te ecim secili ne rrugen tone te diktuar dhe frymezuar nga liria nga respekti dhe dashuria per njeri- tjetrin respekti dashuria  per Elbasanin respekti e dashuria per Shqiperine.

Ju bej thirrje dhe njehere  te shnderrojme kete fushate ne fushaten e vlerave dhe moralit qytetare  te Elbasanit dhe mbare Shqiperise ne fushaten e dialogut  diskutimit mirekuptimit me te gjere te mundshem. Ne ne kete fushate duhet ti faktojme njeri-tjetrit duhet ti faktojme mbare Evropes  se jemi qytetare Evropiane se per ne vota eshte thelbi i lirive tona dhe jemi te vendosur te respektojme cdo vote.

Ne do te fitojme

Dhe tani do te me lejoni te ftoj ne kete tribune qytetarin tuaj birin tuaj  te shquar politikanin qe ne momente te caktuara te nje rendesie jetike per vendin ju faktoi juve dhe mbare shqiptareve  se ai perpara se te ishte socialist perpara se te ishte demokrat  ishte elbasanas ishte qytetar ishte shqiptar dhe ky eshte Durim Hushi per te cilin une ju ftoj ju  ftoj qytetaret e Elbasanit ta votoni me 8 Maj dhe i garantoj se do te kete mbeshtetjen time te plote totale te qeverise per te shnderruar projektin e tij ne projektin me te mire qe Elbasani ka njohur ne tere historine e tij.

Fjala e kryeminisrit Sali Berisha ne takimin elektoral ne Elbasan

Lajme te ngjashmeStarova ne Elbasan Vota per Durim Hushin vote per punesiminBerisha Rama ti nuk me fyen dot une per qytetarin jam edhe punetor komunalejeBerisha Brenda pak javesh shiriti i nisjes se Tirane-ElbasanArvizu Qeveria te beje gjithcka mundet qe zgjedhjet te jene transparenteIncidentet Arvizu nga Elbasani Ruani qetesine mendoni per qytetarin LidhjeDurim Hushi Elbasan komunaleje projekti sali berisha Tirane-Elbasan Tuneli zgjedhjet vendore

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›