E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji, rojet e mbretit futen nën krevat kur bie sinjali i alarmit

Kur garda personale e Mbretit të Norvegjisë dëgjoi sinjalin e alarmit që i sinjalizon ata se duhet të shkojnë urgjent në ndihmë të Familjes Mbretërore, ata u fshehën poshtë krevatit. Ky alarm aktivizohet kur një anëtar i Familjes është në rrezik. Por në vend që të vraponin të shpëtonin mbretin, ata u fshehën nën krevate e në banjo. Një lajm i tillë ka terrorizuar autoritetet. Ata kanë kërkuar një hetim të plotë për ngjarjen. Majori Roy Otesen tha se disa nga anëtarët e gardës fshiheshin nën krevat. Dhe jo pak, por thuajse gjysma. Për fat të mirë alarmi ka qenë fals. Veteranët e Gardës janë gjithashtu të zemëruar ndaj këtij qëndrimi të rioshëve të gardës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›