E Diel, 1 Nëntor 2026

E premte me mot të kthjellët, alternime vranësirash në mëngjes

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte kushtet atmosferike do të pësojnë përmirësim, duke qenë më të qëndrueshme krahasuar me ditët e mesit të javës.

Në një njoftim për mediet, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë alternimet me vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi rreth 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit hera-herës pritet të rritet deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–3 ballë.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›