E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi hap garën për tre anëtarë të rinj në KLP dhe KLGJ

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Kuvendi shpalli sot dy vende vakante për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një vend vakant për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të zgjedhur nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Shpallja e vendeve vakante u bë në kuadër të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë organe kushtetuese që garantojnë pavarësinë dhe funksionimin e rregullt të sistemit gjyqësor dhe sistemit të prokurorisë.

Në këtë kuadër, përzgjedhja e anëtarëve nga radhët e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës përbën një procedurë me rëndësi të veçantë për përfaqësimin e integritetit profesional dhe akademik në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›